Lojërat Olimpike, Kosova s`dëshiron të përfaqësohet me Shqipërinë por e pavarur
Vetëm pak ditë më parë u publikua lajmi se Shqipërisë do ti shtohej një tjetër sportiste cilësore në Lojërat Olimpike,. Gjithçka pasi IOC-ja nuk e kishte lejuar kampionen e botës për të reja në xhudo, që të përfaqësohej me flamurin kosovar, pavarësisht se Federata Kosovare e Xhudos është anëtare me të drejta të plota e Federatës Botërore të Xhudos. Kjo pasi Komiteti Olimpik Kosovar nuk është anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në Kosovë tashmë të gjithë janë të bindur se Majlinda Kelmendi, do të bëjë tentativën e fundit për t’iu lejuar paraqitja në “Londër 2012” si sportiste e pavarur dhe për këtë arsye ajo do të hiqte dorë nga alternativa për t’iu bashkua delegacionit kuqezi.
Gjatë javës së kaluar, Komiteti Ekzekutiv i IOC-së, në mbledhjen e zhvilluar në Kebek të Kanadasë refuzoi kërkesën e Kelmendit për të garuar si e pavarur në Olimpiadë, raporton ABC News. Tashmë, xhudistja ka ndërmend të dërgojë një tjetër letër në adresë të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rog, që ta shqyrtojë edhe një herë kërkesën e saj dhe t’i mundësojë përfaqësimin në Olimpiadë me flamurin olimpik.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”