Konfirmohen të plagosurit, BE: Shqetësim për veriun e Kosovës

Bruksel, 1 qershor 2012, ZSH- Pas tensioneve të ditës së sotme në veri të Kosovës ku një ushtar i KFOR ngeli i plagosur së bashku me 3 serbë, Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimin e tij.

Zëdhënësja e baroneshës Katherine Ashton, Maja Koçijançiç ka shprehur përmes një deklarate zyrtare shqetësimin për zhvillimet në veri.

“Është një operacion i KFOR-it për të hequr barrikadat. Atje kanë nisur akte dhune. Për ne, parimi i lirisë së lëvizjes është një nga parimet kryesore. Kjo çështje është adresuar edhe në dialogun Kosovë-Serbi. Ne jemi në kontakt me partnerët e NATO-s. Në raste të tilla nxisim të gjithë të tregojnë përmbajtje nga aktet e dhunës dhe bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë”, u shpreh Koçijançiç.

Nga ana e tij Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi ka konfirmuar se nga situata e tensionuar në Rudarë ka pasur edhe të plagosur, por sqaron se kanë qenë serbët ata që kanë qëlluar në drejtim të KFOR.

Sipas tij KFOR ka përdorur ndaj serbëve gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT