A do të pranojë një mandat të dytë si President? Ja si përgjigjet Meta: Rikthehem si lider në politkë, ndoshta pas…

Presidenti Ilir Meta, gjatë një intervistë të dhënë në “ReportTv” në emisionin “Kontrast” të gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, ka deklaruar se nuk pranon një mandat të dytë në detyrën e kryetarit të shtetit.
“Mandati im i dyte ne Krye te Shtetit, ndoshta pas 25 vitesh”, kështu ka thënë më tej Meta. Ai theksoi se nuk do ta pranonte një mandat të dytë radhazi si president nëse ia afrojnë si mazhorancë.
Gjithashtu duke akuzuar Bashën për mënyrën se si po kryen opozitë u shpreh se nëse ai humb zgjedhjet do të detyrohet që të marrë rolin e liderit politik. “Nëse kjo opozitë nuk fiton, kjo tregon se ajo nuk do të fitojë. Kjo tregon qartë që lidershipi i opozitës bëri atë që deshi Edi Rama, dhe kjo më detyron të rikthehem si lider në politikë”, theksoi Meta.
Ndërsa ka shtuar: Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur as materie dhe as arsye për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Procedurat e jashtëligjshme dhe të falsifikuara nga administrata e Parlamentit si dhe numri prej 122 deputet të Kuvendit, e bënte nul gjithë këtë proces. President i Republikës, që nga periudha që është zgjedhur, nga 5 vjet që ka mandatin, në 3 vite ka qenë nën hetim. Arsyeja dihet, sepse në krye të kësaj regjie për kapjen e shteti është vetë zoti Rama. Burimi i tensionit ne vend nuk ka qene asnjëherë Presidenti i Republikës. Në kushtet kur rendi kushtetues, pluralizmi politik dhe vota e lire vihen ne pikëpyetje, unë nuk mund te qëndroja dhe as te qëndroj indiferent.