Në kërkim për inceneratorët, publikohet foto e Klodian Zotos në kafe: Më thanë është e…

Klodian Zoto është një prej 3 personave të shpalllur në kërkim për mega aferën e inceneratorëve, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallin, ndërsa që policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala ka postuar një foto të tij në një lokal, teksa shkruan se kjo foto është bërë ditët e fundit. “I shumëkërkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë që është foto e ditëve të fundit”, shkruan Lala.

Në foto shihet Klodian Zoto i ulur së bashku me një person tjetër, por nuk dihet saktësisht ku është bërë kjo foto.

Foto e publikuar nga Klodiana Lala:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT