Pas shpërthimit të makinës në Ukranë, largohen prorusët: Përflitet si skenar për pushtimin e Ukrainës

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së premtes në qendër të rajonit të Donetskut në Ukrainë. Mediat ruse raportojnë se shpërthimi mendohet të ketë ardhur si pasojë e një autobombe dhe është dëgjuar në pjesën më të madhe të rajonit. Shpërthimi ka ndodhur shumë pranë një ndërtesë qeveritare, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Më herët gjatë së premtes, mediat në Moskë raportuan se udhëheqësit pro rusë në Donetsk e Lugansk u kanë bërë thirrje popullsisë të largohen sa më parë nga këto zona në drejtim të Rusisë, pasi sipas tyre, forcat e Ukrainës kanë rritur ndjeshëm sulmet. Kjo shihet nga mediat perëndimore se po synohet që të gjendet një preteks nga Rusia për të pushtuar Ukrainën. Skenari tjetër është edhe largimi i prorusëve nga ky rajon.

Pas thirrjes së liderëve prorusë për evakuim dhe shpërthimit në qendër të qytetit të Donetskut, në mbrëmje ka nisur evakuimi i banorëve. Banorët e Donetskut kanë nisur të largohen me autobus në drejtim të rajonit të Rostovit në Rusi, pas marrëveshjes me autoritetet ruse.

Pasiten e së premtes, mediat në Moskë raportuan se udhëheqësit pro rusë në Donetsk e Lugansk u kanë bërë thirrje popullsisë të largohen sa më parë nga këto zona në drejtim të Rusisë, pasi sipas tyre, forcat e Ukrainës kanë rritur ndjeshëm sulmet.

“Kur armiku bombardon, jeta e dhe shëndeti i qytetarëve tanë mund të jetë në rrezik. Prandaj, nga sot, 18 shkurt, po organizohet një evakuim masiv i popullsisë drejt Rusisë”, ka thënë Denis Pushilin, lideri i prorusëve në Donetsk.

Ndërkohë, situatën e tensionuar në Donbas e ka konfirmuar edhe Presidenti i Francës Macron, në një deklaratë të pasdites së të premtes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT