SONDAZHI/ Berisha merr mbështetjen e demokratëve, durrsakët “e duan më pak” Lulzim Bashën

Një sondazh i bërë nga Euronews Albania për zgjedhjet e 6 Marsit në Bashkinë e Durrësit, ka treguar se Emirjana Sako e Partisë Socialiste do të jetë fituesja. Por durrsakët janë pyetur dhe se kë lider preferojnë më shumë, mes Ramës, Berishës, Bashës dhe Kryemadhit.

“Keni mendim pozitiv apo negativ për…”, janë pyetur 1,000 qytetarët e Durrësit.

“Cili politikan mendoni se është më i përshtatshmi për kryeministër?”

Një detaj interesant në këtë sondazh është mbështetja e demokratëve durrsakë për Sali Berishën. Kur personat që janë dekaruar si votues të PD janë pyetur se kë duan kryeministër mes Berishës dhe Bashës, ata kanë zgjedhur me 53,2% Berishën.

Referuar një pyetjeje tjetër: “Do votoni për PD nëse Berisha/Basha do ishte kryetar?”, qytetarët që janë deklaruar si votues të PD kanë zgjedhur në shumicë ish-kryeministrin.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 9-12 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT