“Mercenarë nga Shqipëria…” Shqipëria reagon ‘flakë për flakë’ ndaj Rusisë

Ministria e Jashtme në Shqipëri ka hedhur poshtë pretendimet e Ministrit të Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, se mercenarë shqiptarë ndodhen në Ukrainë.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Ministria e Jashtme në Shqipëri thotë se në shenjë proteste kanë thërritur Ambasadorin e Federatës Ruse, të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

Postimi i MEPJ:

MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë.

Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT