ALARMOHET Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, bën deklaratën e fortë: Rusia po vendos bomba në Donetsk

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës, Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës ka informacione se shërbimet speciale ruse po vendosin bomba në ndërtesa në Donetsk, Ukrainë .

Lajmin e ka dhënë në një postimi në Twitter.

Bëhet me dije nga mediat se me heret një shpërthim i madh ndodhi  jashtë ndërtesës së administratës së kontrolluar nga separatistët në qytetin Donetsk dhe nga rebelët në Ukrainën lindore.

Shpërthimi vjen pas paralajmërimeve të shumta nga SHBA-ja dhe të tjerët për një incident të “flamurit të rremë”, i përdorur nga Rusia si pretekst për të justifikuar një sulm ushtarak në Ukrainë.

Kjo vjen disa orë pasi udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetskut (DNR), Denis Pushilin, njoftoi se banorët do të evakuoheshin nga qyteti në rajonin e Rostovit të Rusisë.

Alarmohet Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, bën deklaratën

Back to top button
LAJMET E FUNDIT