Kosovë, deputeti më i pasur Pacolli dhe më i varfri Kurti
| Behgjet Pacolli / foto arkiv |
Pasuria e zyrtarëve të lartë në Kosovë është publikuar këtë javë nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit. Në krahasim me deklarimin e vitit 2007, shifrat janë shumëfishuar, raporton gazeta “Zëri”.
Rasti tipik është ai i kreu i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Në 2007, ai ka deklaruar një banesë në vlerë prej 120 mijë euro dhe një veturë 12 mijë euro. Pas pesë vitesh pasuria e Grabovcit është dhjetëfishuar pasi tani ai ka 1.6 milion euro.
Në krye të listës së pasanikëve të politikës, qëndron lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli me 176 milionë euro pasuri. Më pas vjen deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, me 56 milionë euro pasuri, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, me pasuri të vlerësuar rreth 10 milionë euro, etj.
Më i varfër se të gjithë deputetët është lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, i cili nuk ka deklaruar pasuri të paluajtshme. Ai ka deklaruar pagë vjetore nga Kuvendi prej më pak se 18 mijë euro dhe 1 384 euro në vit të ardhura si opinionist në gazetën “Zëri”.
Kelmendi, deputeti më i pasur
Pasuri dhjetëra milionëshe ka deklaruar deputeti i AAK-së, Ramiz Kelmendi. Pasuria e paluajtshme e tij është 46 milionë euro, 8 milionë euro pasuri të luajtshme dhe 2.8 milionë euro para të gatshme. Kelmendi ka deklaruar edhe detyrime financiarë në vlerë prej 13 milionë euro, përderisa të hyrat e tij dhe bashkëshortes janë rreth 85 mijë euro.
176 milionë euro pasuria e Pacollit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka vetëdeklaruar se ka në pronësi tokë për ndërtimin e shtëpisë e cila ka vlerë prej 157 mijë euro, shtëpi në ndërtim në vlere prej 220 mijë euro, 180 mijë euro tokë bujqësore, 80 mijë euro shtëpi, 13 mijë euro veturë si dhe 22 mijë euro para të gatshme në bankë.
Zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka deklaruar se ka 80 milionë euro aksione në kompani anonime që operojnë jashtë Kosovës, tokë 90 mijë euro, lokal afarist 700 mijë euro, tokë 111 mijë euro, tokë 223 mijë euro, tokë 73 mijë euro, tokë 244 mijë euro, lokal 89 mijë euro, lokal 900 mijë euro, tokë 126 mijë euro, tokë 44 mijë euro, tokë 336 mijë euro, tokë 326 mijë euro, tokë 6,6 milionë euro shtëpi 16 milionë euro, “Hotel Iliria” 24 milionë euro, “Hotel Grand” 3,3 milionë euro, vetura 194 mijë euro, kapital në Bankën Ekonomike 17 milionë euro, kapital në kompaninë e sigurimeve “Siguria” 22 milionë euro, si dhe 3, 6 milionë euro para të gatshme.
Deputetët milionerë
1.Ramiz Kelmendi(AAK)
Pasuri e paluajtshme 46 milionë euro
Pasuri e luajtshme 8 milionë euro
Para të gatshme 2.8 milionë euro
Detyrime 13 milionë euro
Pasuri e paluajtshme 46 milionë euro
Pasuri e luajtshme 8 milionë euro
Para të gatshme 2.8 milionë euro
Detyrime 13 milionë euro
2.Hashim Deshishku(LDK)
Pasuri e paluajtshme 6.7 milionë euro
Aksione 6.5 milionë euro
Pasuri e paluajtshme 6.7 milionë euro
Aksione 6.5 milionë euro
3.Florin Krasniqi(VV)
Pasuri e paluajtshme 6.7 milionë euro
Pasuri e paluajtshme 6.7 milionë euro
Vetura 50 mijë euro
Aksione 3.2 milionë euro
Para të gatshme 23 mijë euro
Huazime 1.6 milionë euro
Para të gatshme 23 mijë euro
Huazime 1.6 milionë euro
4.Ukë Rugova(Lista Ibrahim Rugova)
Pasuri e paluajtshme 2.2 milionë euro
Automobil 25 mijë euro
Pasuri e paluajtshme 2.2 milionë euro
Automobil 25 mijë euro
5.Xhavit Haliti (PDK)
Pasuri e paluajtshme 2.1 milionë euro
Pasuri e luajtshme 32 mijë euro
Para të gatshme 160 mijë euro
Pasuri e paluajtshme 2.1 milionë euro
Pasuri e luajtshme 32 mijë euro
Para të gatshme 160 mijë euro
Pasanikët e Qeverisë
1. Behxhet Pacolli 176 milionë euro
2. Dardan Gashi 1 milion e 67 mijë euro
3. Besim Beqaj 970 mijë euro
4. Bujar Bukoshi 720 mijë euro
5. Hashim Thaçi 670 mijë euro
6. Agim Çeku 600 mijë euro
7. Hajredin Kuçi 435 mijë euro
8. Mimoza Kusari 274 mijë euro
9. Ramë Buja 270 mijë euro
10. Bedri Hamza 225 mijë euro
Krasniqi, Hoxhaj, Rexhepi,…nuk e deklarojnë pasurinë
Pasurinë nuk e kanë deklaruar kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme, Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, Sllobodan Petroviq, Fehmi Mujota, ministër i Infrastrukturës, Nenad Rashiq, ministër i Punës, Memli Krasniqi, ministër i Kulturës, Mahir Jagxhillar, ministër i Administratës Publike.
Presidentja vetëm 778 euro në bankë
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ndonëse jeton në Prishtinë, ajo fare nuk e ka deklaruar shtëpinë, apo banesën e saj.
Në formularin e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) presidentja ka deklaruar se ka në pronësi një veturë “Golf” në vlerë prej 6000 euro, si dhe 778 euro para në një bankë komerciale në vend.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”