Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 6 marsit, këta janë kandidatët e PS, PD dhe “Shtëpisë së Lirisë”

Sot, më 19 shkurt nis zyrtarisht fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e 6 marsit. Sipas urdhrit të KQZ, nga sot partitë dhe kandidatët e tyre do të kenë 14 ditë kohë për fushatën.

Me 6 mars rreth 648 mijë qytetarë do t’u drejtohen 940 kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarin e tyre në Dibër, Shkodër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Pjesëmarrëse janë 11 parti me 18 kandidatë në të gjashtë bashkitë.

PS garon e vetme në 6 mars, PD e ndarë në dy fraksione, ndërsa LSI dhe PDK e Nard Ndokës janë të vetmet që futen në një koalicion i quajtur “Shtëpia e Lirisë”. Në këtë koalicion zyrtarisht ishte dhe Sali Berisha por KQZ nuk e lejoi, megjithatë ai ka nisur fushatën.

Kandidatët e PS

Për Bashkinë Durrës, Emirjana Sakon
Për Bashkinë Shkodër, Majlinda Angoni
Për Bashkinë Dibër, Rrahim Spahiu
Për Bashkinë Rrogozhinë, Edison Memolla
Për Bashkinë Vorë, Blerim Shera
Për Bashkinë e Lushnjës Eriselda Sefa
Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku
Kandidatët e koalicionit “Shtepia e Lirise“

Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

Back to top button
LAJMET E FUNDIT