SHBA ngre alarmin: Rusia ka rreth 190 000 ushtarë rreth Ukrainës

Ukraina kërcënohet nga 169 000 deri në 190 000 ushtarë dhe forca sigurie të kontrolluara nga Rusia, sipas një diplomati amerikan.
“Kolegë, ky është mobilizimi ushtarak më i rëndësishëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore,” theksoi ambasadori Michael Carpenter në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë.
‘’Vlerësimi aktual përfshin ushtarë në rajonin kufitar me Rusinë, Bjellorusinë dhe gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Rusia’’, theksoi përfaqësuesi i Uashingtonit.
Në fund të janarit, numri i forcave nën kontrollin rus u vlerësua në rreth 100,000. Sipas diplomatëve, Rusia nuk mori pjesë në takimin e Vjenës ku takimi ishte thirrur nga Ukraina për të marrë shpjegime mbi lëvizjet e trupave.