A duhet të lejojë Shqipëria kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore/ Rama shpërndan videon nga Këshillimi Kombëtar!


Në Këshillimin Kombëtar, qytetarët janë pyetur lidhur me çështjen nëse duhet apo jo të legalizohet kanabisi.
Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në facebook videon , ku tregohet se si janë përgjigjur disa nga qytetarët lidhur me këtë çështje.
Ja disa përgjigje me video për pyetjen nëse Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak.