100 vjetori i Pavarësisë me “Ditët e Mbretëreshës Teuta” në Zagreb
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë Zagreb, Klubi i femrave shqiptare në Kroaci “ Mbretëresha Teutë “Zagreb, me përkrahjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë dhe Këshillit të pakicave kombëtare në Republikën e Kroacisë, organizoi manifestimin kulturor kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë mbrëmje artistike, kushtuar Mbretëreshës ilire Teuta, ishin të ftuar dhe të pranishëm personalitetet të shquara të jetës shoqërore, artistike e politike të Kroacisë, Kosovës e Shqipërisë si: Velko Barbijeri, Sanije Gashi , Tatjana Holjevac, Sanja Iviq, Meri Shahini, Grupet vallëzues “Ilire” “Teuta “ në koreografinë e Shenide Bilallit, Lajde Mjeda , këngëtare e operës e shoqëruar nga Darija Blaqe, këndoi këngën e mirënjohur “Moj e bukura More”, mandej Korri artistik “Bilbili” dhe “Montenegro”, kompozitor Ismet Kurtoviæ “ Shota” AKDH Shkëndija, artistët: Luka Bareshiq dhe Kostadinka Velkovska, e cila u paraqit me monologun e “Teutës”, pas 23 shekujve, tekst i shkruar enkas për këtë mbrëmje artistike nga regjizorja Shenide Bilalli.
Monologu i Mbretëreshës Teuta, shkruar nga Shenida Bilalli, interpretuar nga Kostadinka Velkovska:
“Plot 23 shekuj më kanë përndjekur e persekutuar, plot 23 shekuj më kanë fshehur, kanë folur dhe kanë thënë shumë të pavërteta për mua, më kanë quajtur pirate, ,ë kanë quajtur grua e shfrenuar, ndërsa unë kamë qenë vetëm një grua e guximshme dhe e fuqishme, mbretëreshë që u është kundërvënë civilizimeve të mëdha, superfuqive, Greqisë së vjetër dhe Romës së fuqishme, për ta ruajtur popullin tim, tokën time, Ilirinë.
Më kanë tradhtuar, më kanë tradhtuar ata të cilëve më së shumti u kamë besuar dhe më së shumti i kam dashur, më ka tradhtuar njeriu që e adhuroja, për të ma rrëmbyer fronin.
Plot 23 shekuj kanë treguar historinë e vet ata që kanë ngadhënjyer e fituar, ndërsa të vërtetën e kanë fshehë thellë në shpirtin e tyre, që vetëm ata e dinë.
Unë jam dhe kam mbet ajo e njëjta, Mbretëresha Teutë, legjenda që rrugëton me shekuj dhe digjem në vetvete si prushi që pastaj shndërrohet në pishtar dhe ua ndriçon rrugët juve, pasardhësve të mi dhe mua.
Unë jam këtu, në këto hapësira, ndërmjet njerëzve, qyteteve, shteteve. Në Shkodër, Rizon, Hvar, Vis, Nin…
Shpirti im është gjithkund, në të gjitha fiset ilire e në veçanti në popullin shqiptar, që me shekuj më ruan, më mbron, më kultivon dhe jetën e tyre ma sjellin si kurban, për të mbrojtur emrin e vet dhe emrin e Mbretëreshës Ilire. Pasardhësit e mi, shqiptarët, por edhe fiset tjera, i kanë përndjekur shekuj me radhë nga vatrat e veta, por gjaku nuk është ujë. I kanë shpëtuar dhe ndihmuar gjatë historisë, pikërisht ata që janë fise me prejardhje ilire në Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë, Slloveni… Fisi ilir Albi, ka mbijetuar deri në ditët e sotme dhe sot kanë shtetin e vet, pavarësinë dhe më nderojnë si mbretëreshë të veten-të tyre.
Shumëkush gjatë shekujve më ka kërkuar dhe më kërkon atje ku më kanë lënë dhe më kanë parë për herë të fundit. Nuk e dijë se çfar kërkojnë; të vërtetën, dashurinë ose dëshirojnë të shpërlajnë e pastrojnë ndërgjegjen…
Jo, jo, ata kërkojnë thesarin tim për të cilin flasin se e dijnë se ku ndodhet. Por, se si është zhdukur ai thesar, dhe ku ndodhet tani, më së miri e dijnë ata.
Gjithçka më kanë rrëmbyer e vjedhur dhe më kanë rrëmbyer mbretërinë, popullin, por, dashurinë nuk kanë mundur dot, sepse unë Teuta, jetoj në çdo shpirt, në çdo gurë, në çdo shkëmb, në çdo pikë të ujit që udhëton dhe shqyen e grisë çdo gjë.
Në Rizon, ku kam kaluar ditët e fundit pas mashtrimit dhe tradhtisë, edhe sot e kësaj dite qëndron dhe sfidon e nuk përfill të keqen dhe padrejtësitë, është shkëmbi që me shekuj qanë për shkak të padrejtësisë së madhe historike që më kanë bërë.
E ata që më kërkojnë për shkak të thesarit dhe kur mendojnë se më kanë gjetur, u ndalet fryma se si ka mundësi që të mos munden me mbërri tek unë dhe thesari im? Sepse para shpellës ku supozojnë se fshihem me thesarin, më mbrojnë ata që më kanë mbetur besnik, është populli im. Ata që më kanë dashur dhe më kanë veshur me petkun e tyre, me petkun-lëkurë gjarpri. Më mbrojnë e më ruajnë në shpellë deri tek e cila askush nuk mund të arrijë.
Shumëkush dëshiron të bëhet legjendë, mirëpo për të hyrë në legjendë duhet pas fletëhyrje, në legjenda hynë vetëm të zgjedhurit, karizmatikët, të shënuar me fatin dhe qiellin e tyre që i dallon nga tokësorët e rëndomtë. Ata me vdekjen e tyre tokësore, nuk vazhdojnë jetën me aurolën që është më e fortë se vdekja, para së cilës janë të pafuqishme koha dhe kalimtarja.
Këtë aurolë që mbaj si Mbretëresha Teuta, mbetet jashtë zhvillimeve dhe rrjedhave kohore. Edhe flethyrjen edhe aurolën e kam vetëm unë, Teuta, kjo grua e çuditshme, me fuqi mbinatyrore, që përsëri ju pushton, ju lëviz nga vendi edhe pas 23 shekujve.
Jo, jo, nuk do të ndalem që tu joshë me forcën time, me bukurinë time por edhe me fatin tim dhe rolin tim jo bash të kënaqshëm, që ma kanë përcaktuar Perënditë e atëhershme.
Është vështirë të bartet kjo barrë mbi supe të një gruaje të brishtë, por ama, sot jam shumë krenare, sepse pasardhësit e mi të Ilirëve-Shqiptarët, nuk më kanë harruar, më madhërojnë, më glorifikojnë, madhërojnë veprën dhe dashurinë time për njeriun, tokën, popullin dhe këtë e ndajnë me të tjerët.
Nuk më lënë të qetë, më zgjojnë nga gjumi i thellë i quajtur legjendë dhe tregojnë tregimin dhe rrëfejnë se asnjë forcë, asnjë fuqi nuk është më e fortë dhe më e fuqishme se e vërteta dhe dashuria, posikur që një lule e brishtë, irisi, është më e qëndrueshme nga imperia Romake.
Irisi dhe Teuta edhe sot jetojnë në të gjitha hapësirat, nëpër ujdhesa, në ajër, dhe në sytë e tyre, në sytë e kaltër të ilireve, që ju pushtojnë. (M.L/INA)
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”