FOTO: Dalin foto të tjera, vëllezërit Osmani të arrestuar si trafikantë kokaine, me Flamur Nokën, Shkëlzenin e të fejuarën

Të tjera foto të vëllezërve Osmani me eksponentë të lartë të PD-së kanë dalë së fundmi. Ata shihen në krah të ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë së Berishës, Flamur Noka.
Nëse sheh afër në foto, dallon edhe një tjetër personazh të njohur, afër kupolës së Partisë Demokratike që nga vitet 2000, biznesmenin Myftar Lumneshi.
Nuk mbaron këtu. Shkëlzen Berisha është parë po ashtu nën shoqërinë e tyre dhe në hotele luksoze, siç ka qenë rasti i vitit 2016, në Ritzi Restaurant Puerto Portals, ndërsa shoqërohej nga e fejuara e tij, Armina Mevlani.
Në media u lakua edhe një lidhje e tyre me sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin, me të cilin kishin pikë të përbashkët Artur Shehun.
Vëllezërit Osmani u arrestuan në fillim të kësaj jave bashkë me persona të afërt dhe familjarë pas një operacioni policor që përfshiu disa shtete, kryesisht Spanjën dhe Belgjikën.
Ata akuzohen për trafik kokaine në sasi të mëdha nga Amerika Latine në Europë, si dhe për pastrim parash.

