DEL VIDEO si e paralajmëroi politikani rus me datë dhe orë që në DHJETOR: Viti 2022 S’DO ketë PAQE!

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar deklarata e një politikani nacionalist rus që duket se ka parashikuar zhvillimet të cilat po ndodhin sot, që në dhjetor të vitit të kaluar.

Video ka bërë që menjëherë të shpërthejnë teoritë, se Rusia e kishte planifikuar prej kohësh pushtimin e Ukrainës.

Politikani në fjalë është Vladimir Zhirinovsky, kryetar i partisë Liberal Demokrate Ruse, i cili dëgjohet të thotë se “viti 2022 nuk ka për të qenë i paqtë”.

Ajo që është edhe më e çuditshme, është fakti që Zhirinovsky jep edhe një datë dhe orë të saktë, për atë që thotë se është “politika e re ruse”. “Do ta ndjeni në 22 shkurt në orën 04:00”, thotë ai duke bërë që shumë ta lidhin me nisjen e pushtimit ndaj Ukrainës në atë datë.

“Në 4 të mëngjesit të 22 shkurtit do të ndjeni [politikën tonë të re]. Unë do të doja që viti 2022 të ishte paqësor. Por e dua të vërtetën, për 70 vjet kam thënë të vërtetën. Nuk do të jetë paqësor. Do të jetë të jetë një vit kur Rusia edhe një herë do të bëhet e madhe”, deklaroi politikani rus në 27 dhjetor të vitit të kaluar, raporton newsbomb.al.

Kujtojmë se Zhirinovsky njihet për deklaratat e tij kontraverse, ndërsa më herët ka thënë se Rusia do e sulmojë SHBA-në me një raketë aq të fuqishme sa do të nxjerrë Tokën nga boshti ku rotullohet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT