Çfarë po ndodh? Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Bëni plane evakuimi, priten sulme edhe në Rusi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të bëjnë plane evakuimi nga ky vend.
SHBA paralajmëron qytetarët se ka dyshime që mund të ndodhin sulme në qendra tregtare apo stacione hekurudhore në Moskë dhe Shën Peterburg, por edhe n zonat zonat e tensionuara përgjatë kufirit rus me Ukrainën.
“Ka pasur kërcënime për sulme kundër qendrave tregtare, stacioneve hekurudhore, metrosë dhe vendeve të tjera publike në zonat kryesore urbane, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, si dhe në zonat e tensionuara përgjatë kufirit rus me Ukrainën. Rishikoni planet personale të sigurisë. Bëni plane evakuimi që nuk varen nga ndihma qeveritare e SHBA”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA për shtetasit amerikanë në Rusi.
Pas kësaj deklarate të SHBA, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme ruse, duke vënë në dyshim këtë alarm të palës amerikane.