Yuri Kim “shënjestron” kandidatët e Berishës: Çfarë duhet të presim nëse mbështeteni nga një “non grata”?

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka ngritur një sërë pyetjesh për kandidatët e subjekteve politike, të cilët garojnë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, duke shënjestruar ata që mbështeten nga persona të shpallur “non grata” për koruspion.

Në një postim në Twitter, ambasadorja pyet se çfarë po iu premtohet votuesve dhe çfarë duhet të presin shqiptarët dhe SHBA, nëse sponsori i tyre është dikush që është i përfshirë në listën e të shpallurve “non grata” nga DASH.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Yuri Kim

Back to top button
LAJMET E FUNDIT