Ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e koduar për Berishën dhe kandidatët e tij: Çfarë duhet të presin SHBA?

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po ndjek me vëmendje fushatën zgjedhore të 6 marsit. Përmes një postimi në Twitter, në formën e 4 pyetjeve, Kim u tërheq vëmendjen kandidatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT