“Po i bëni presion SPAK-ut”/ Debate të forta në Komision, Xhafaj-Tabakut: Po na mbyllni mikrofonin

Komisoni Hetimor për Inceneratorët u shoqërua edhe sot me debate të forta.
Një përplasje pati mes anëtarit të PS, Etjen Xhafaj dhe kryekomisioneres Jorida Tabaku.
Xhafaj: Fakti që citoni presionin pozitiv, pranoni presionin ndaj organit të akuzës. Ju në këtë komisionin bëni moderimin, jo intepretimin. Ju flisni 2 për 1. Edhe kur flisni pas anëtaëve të opzoitës, është qesharake. E pamë dhe me dëshmitaren që qau, është ushtrim presion ndaj dëshmitarëve. Po bëni gjyq publik. Po na mbyllni mikrofonin, çfarë të bëjmë të ulërimë?
Boçi: Hajde ulërijmë tani.
Xhafaj: E keni tejkaluar lidhjen me ne, dëshmitarët. E padrejtë. Sa herë keni dashur të flisni, hajde bëjmë dhe i përfshijmë ata që janë këtu. Nuk të kam ndërprerë ndonjëherë .