Ja si Donaldi nuk pranoi humbjen, regjisori i BB VIP reagon për herë të parë

Në emisionin “Wake Up” në Top Channel ishte sot i ftuar regjisori i njohur, Eduart Grishaj, i cili ka komentuar rreth debatit që pësoi shpallja e balerinit të njohur, Ilir Shaqiri, si fitues i “Big Brother VIP”.
Siç ndodh zakonisht pas përfundimit të një spektakli ku ka një fitues, edhe pas mbarimit të BB VIP pati pakënaqësi në publik për fituesin. Tema kryesore e ditëve të fundit ishte hatër mbetja e aktorit Donald Veshaj, për humbjen që pësoi.
Gjatë kësaj interviste, Grishaj u shpreh se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë se si të pranojnë humbjen. Ai gjithashtu thotë se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.
“Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë ‘Big Brother’ tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni”, është shprehur Grishaj.
Ky i fundit u shpreh se produksioni është përpjekur të kujdeset për konkurrentët në mënyrë maksimale, teksa tregonte se java e fundit e finales ka qenë shumë e fortë.
“Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin.”, u shpreh Eduarti.