Po prezantonte kandidatin në Lushnje, Sali Berisha i ngatërron emrin me ish-deputetin

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Lushnje sot ku prezantoi kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ për kreun e bashkisë së këtij qyteti.

Në momentin që po e prezantonte kandidatin, Berisha i ngatërroi emrin me ish-deputetin demokrat Ilir Bano.

“Mbështetja e kandidatit tonë Ilir Bano. Më fal, Elton, Iliri është miku im. është një mbështetje për shpresën për ndryshimin. Ju e shikoni ndryshimin.”, u shpreh Berisha.

Berisha është fokusuar tek zgjedhjet e 6 marsit, ndonëse KQZ e përjashtoi dhe vendosi që në këto zgjedhje, koalicioni të ishte mes LSI dhe PDK.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT