Balluku ia mbyll gojën Tabakut: Shifra 430 milionë eurosh si karriget e Pallatit të Kongreseve

Mbledhja e pasdites së sotme në Komisionin Hetimor u zhvillua me debate mes kryetares së Komisionit Jorida Tabaku dhe ministres Belinda Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë rrëzoi pretendimet e opozitës se janë 430 milionë euro të dhëna deri mw tani, duke e cilësuar si një shifër abstrakte, pra që nuk ekzistojnë.

“430 milionëshi është një abstragim i juaji. E nderuar znja Tabaku nëse ju, unë personalisht kam respekt për ju, e punën që bëni, në këtë rast shkon si puna e karrigeve të Pallatit të Kongreseve që morët 5 mijë veta për 2 mijë karrige. Zonja Tabaku ju merrni përsipër me qetësi olimpike të dilni para popullit shqiptar dhe të flsini për 430 milionë sikur i keni të kapura me vjedhje, me presh në dorë, ndërkohë që ju abstragoni, kjo histori shkon se sikur te ato dy mijë karrige të fusni 15 mijë veta tani (Në Pallatin e Kongreseve)”, tha Balluku.

Ministrja hodhi poshtë se kontrata për Impiantin e Trajtimit të Mbejtjeve është amenduar. Më tej ajo theksoi se “impianti do do të dorëzohet pas 60 muajsh si është vendosur në kontratë, nuk ka asgjë të jashtëligjshme këtu për t’u shqetësuar…Projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit…Kjo kontratë do të përfundojë brenda parashikimeve dhe është në përputhshmëri me kontratën e firmosura me të dyja palët”.

Balluku theksoi se “Mënyra se si abstragoni për dëmin ekonomik 430 milionë euro në landfillin e Tiranës nuk ka asnjë lidhje, si zonjë që jeni ju nuk merrni përsipër një gjë të tillë. Gjithçka është zbatuar me përpikëri, Dalja në treg duhet të Komisioni hetimor duhet të hetojë dhe jo të dalë në konkluzione. Merrni përgjigjen time më pas dilni në konkluzione. Nuk përdorim instrumente jashtëligjor për ushtruar presione. Nëse i marrim shifrat deri më janë dhënë 4,48 mld ose 37 milionë euro janë dhënë, 21 mln euro qeveria dhe 16 milionë bashkia. Kështu që 430 milionë i euro as nuk ekziston dhe as nuk del”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT