ROSU heq posterët e zgjedhjeve serbe
PRISHTINË – Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, në një aksion të ndërmarrë pasdite në Gratçanicë dhe në disa lokalitete përreth, ka hequr posterët e fushatës për zgjedhjet serbe, të cilët ishin vendosur nëpër ambientet publike, përgjatë rrugës nacionale, bëjnë të ditur për Kosovaonline.info, burimet policore.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se gjatë aksionit, policia nuk ka hasur në ndonjë rezistencë, por ndërkohë, pas heqjes së posterëve, merret vesh se serbët lokalë kanë shkruar sllogane të ndryshme në po të njëjtat vende.
Aksioni i Policisë së Kosovës është në kuadër të masave që Qeveria e Kosovës ka paraparë për ndalimin e të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Kosovës, ku përfshihet edhe ndalimi i materialit propagandistik, tubimet publike etj.
Ndryshe, OSBE-ja dhe Beogradi kanë arritur një marrëveshje, sipas të cilës, serbët e Kosovës që gëzojnë të drejtën e dyshtetësisë, do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe në qendrat e votimit të cilat do të menaxhohen nga OSBE-ja, por jo edhe për zgjedhjet lokale.
OSBE-ja ka paralajmëruar se në rast se serbët nuk i përmbahen marrëveshjes dhe tentojnë të mbajnë edhe zgjedhje lokale në këto qendra votimi, ajo do t’i tërhiqet nga ky organizim.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”