SPAK bën lëvizjen urgjente, kërkon ballafaqimin e Lefter Kokës me…

Lefter Koka do të përballet me Komisionin e Trajtimit të Ofertave. Ballafaqimi është kërkuar nga SPAK. Ballafaqimi do të bëhet në ambientet e GJKKO-së.

Lefter Koka do të përballet me Komisionin e Trajtimit të Ofertave. Ballafaqimi është kërkuar nga SPAK. Ballafaqimi do të bëhet në ambientet e GJKKO-së.
Lefter Koka i arrestuar për aferën në lidhje me dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit, do të ballafaqohet me dëshminë e 5 anëtarëve të komisionit të Trajtimit që miratuan dhënien e lejes.
Seanca është parashikuar të mbahet të premten në në sallën e gjykatës e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit. Aktualisht Koka qëndron i izoluar në Spitalin e Burgut, nën kujdesin e mjekëve pasi ai pati probleme shëndetësore pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK për aferën korruptive të inceneratorëve.
Ballafaqimi mes tyre do bëhet për të qëndrimet dhe deklarimet që të dyja palët kanë dhënë përpara grupit hetimor. Sipas informacioneve mësohet se ballafaqimi do bëhet lidhur me deklaratat që kanë dhënë anëtarët e komisionit të trajtimit të ofertave gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria e posaçme SPAK Ndërkohë, Fax news mëson se ish ministri, përveç ballafaqimit me anëtarët do merret në pyetje për të dhënë deklarimet e tij edhe për koncesionin e Inceneratorin e Fierit dhe Tiranës. Pritet që në ditët në vijim ai të thirret nga prokurori Dritan Prençi për ti marrë deklarimet.