Analisti pyet ambasadoren Kim: Po kandidatët e Trump që akuzohej për shmangie nga taksat, çfarë premtuan që fituan?!

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i shënjuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve?”
Kjo ishte pyetja që ambasadorja e SHBA Yuri Kim u drejtoi mëngjesin e kësaj të hëne kandidatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha, për zgjedhjet e 6 marsit. Analisti Enton Abilekaj shkruan për këtë reagim të ambasadores, dhe sjell një shembull.
“Po kandidatet e Trump qe akuzohej per shmangie nga taksat, bashkepunim te fshehte me Rusine dhe sulm ndaj Capitol Hill, çfare premtuan qe fituan Virginia dhe Neë Jersey, dy nga dy shtetet ne garen e 2 nentorit 2021? Forca e shembullit kundershton shembullin e forces”, pyet ndër të tjera Abilekaj.
Shënimi i plotë i analistit:
Po kandidatet e Trump qe akuzohej per shmangie nga taksat, bashkepunim te fshehte me Rusine dhe sulm ndaj Capitol Hill, çfare premtuan qe fituan Virginia dhe New Jersey, dy nga dy shtetet ne garen e 2 nentorit 2021? Forca e shembullit kundershton shembullin e forces.
Pse duhet te pranohet versioni i Kim qe ata jane kandidatet e Berishes kur pretendojne se jane zgjedhur si kandidate te PD-se me votim nga anetaresia? Edhe nese jane te Sali Berishes, ata do shkojne aty tu sherbejne qytetareve me aq sa munden, jane pushtetare lokale, qe administrojne njesi lokale, nuk bejne politike. Apo SHBA nuk besojne ne parimin e Decentralizimit te Pushteteve qe kane implementuar ne Shqiperi nashke me BE?
Nderhyrja e hapur e perfaqesueses se SHBA ne fushaten elektorale, sjellja prepotente me zgjedhesit e njeres pale, mund t’i heqe vota kandidateve te “Shtepise se Lirise”, por eshte investim i gabuar, qe e ben nje komunitet te konsiderueshem, te mos e shohe me SHBA si arbiter te paanshem dhe aleat te te gjithe shqiptareve.