Protestë masive e shqiptarëve të Luginës së Preshevës (FOTO/VIDEO)
| Protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës |
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë protestuar sot kundër arrestimit të disa shqiptarëve të akuzuar për krime lufte. Banorët e këtyre tre komunave kanë mbajtur në duar slogane si “Bujanoci është Kosovë Lindore”, “Liri shqiptarëve të Luginës”, “Nuk jemi terroristë”, etj.
| Protesta |
Kamberi ka kërkuar nga OSBE, OKB, BE dhe organizata të tjera në Bruksel e Gjenevë për ndërhyrje ndërkombëtare në Luginë si masë për të parandaluar dhunën serbe.
| Protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës |
Para se të organizohej protesta, u mbajt seanca e tre Kuvendeve të këshilltarëve shqiptar të tre komunave, ku njëzëri kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve, respektimin e plotë të amnistisë së ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së si dhe kanë ftuar të gjithë shqiptarët që nesër të dalin sa më masivisht në zgjedhjet lokale.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”