Meta dënon aktin e Putin: Jam kundër pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut

Presidenti Ilir Meta me anë të reagimi në rrjetet sociale ka dënuar vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për njohjen e dy republikave separatiste.

“Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut. Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, shprehet Meta.

Disa minuta më parë reagoi edhe ministrja Olta Xhaçka, e cila dënoi njohjen e krahinave separatiste të dy rajoneve, duke e cilësuar si një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT