Një shqiptar në fushatën e Boris Tadiç

Një shqiptar është bërë pjesë e fushatës së Presidentit të dorëhequr e në rikandidim në Serbi Boris Tadiç. Tadiç, për të treguar se është njeriu i parë i Serbisë ka mbledhur rreth vetës njerëz si presidenti i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik dhe i ka dhënë hapësirë politikanëve të bërtasin në foltore. Bledar Bashanoviç, i komisionit për pakica ka marrë pjesë në mitingun e tij. Tadiç, ndërkaq ka folur në mënyrë mjaft të acaruar që tregon se ekziston një frikë për rezultatin e zgjedhjeve. “Lufta është mënyra se si ne mendojmë. Është vlera jonë, optimizmi është vlera jonë themelore, mençuria, e ardhmja. Përkushtimi ndaj fëmijëve, të rinjve, e ardhmja e Serbisë dhe popullit tonë ku do që ai jeton. Kemi treguar se mund të kujdesemi për popullin tonë jo vetëm në Serbi, por edhe në Bosnje, në Slloveni, Kroaci, në Shqipëri, Rumani, Hungari”, deklaroi Tadiç.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT