“Jeni plehra”/ Banorët e “5 Majit” përplasen me policinë, hedhin shashka dhe qëllojnë me gurë

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur aksioni për prishjen e banesave te “5 Maji”, Tiranë. Banorët kanë dalë në protestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.
Madje në shenjë rezistence, ata kanë tentuar që të pengojnë policinë që të ndërhyjë, duke refuzuar që të largohen, ndërsa është paralajmëruar që të shemben 12 banesa.
Ndërkohë që janë përplasur edhe me policinë, ku kanë qëlluar me shkopinj, gurë si dhe kanë hedhur shashka. ‘Jeni plehra, jeni plehra’, dëgjohen ato t’u thonë efektivëve të policisë.
Por pavarësisht gjithë kësaj rezistence të banorëve, fadromat e IMT-së kanë ndërhyrë dhe po kryejnë procesin e shembjes së shtëpive. Ndërsa disa banorë janë shoqëruar nga policia.