Kërcënimi nga Shoqata e Transportit për bllokimin e autobusëve, reagon Ibrahimaj: Do kemi vendimmarrje

Shoqata e Transportit Publik publikoi ditën e djeshme një deklaratë, ku kërcënonte me bllokimin e transportit publik duke filluar nga data 1 mars, nëse Qeverian uk plotësonte kërkesat e tyre financiare.

Ditën e sotme, ministrja e Financave Daelina Ibrahima, në n jë konferencë për mediat ka  thënë se qeveria është duke i marrë në konsideratë kërkesat, teksa shtoi se rritja e çmimit të naftës do të jetë tranzitore dhe jo e qëndrueshme.

“Ne do i marrim në konsideratë kërkesat e shoqatës. Ministria, që prej vitit të kaluar ka filluar një proces të brenshëm, për politikat që mund të ndërmerren për sa i përket rritjes së çmimeve. Mendojmë se rritja e çmimeve të karburanteve do jetë tranzitore dhe jo e qëndrueshme.

Ne nuk ndërhyjmë me nisma fiskale për luhatje të çmimittë karburantëve. Për sektorë të vecantë mund të diskutojmë mbi efektet nga rritje të çmimeve. Dhe do kemi tryeza konsultative me sektorin. Për të dëgjuar kërkesat dhe për të diskutuar dhe mbase edhe për një vendimmarrje.

Transporti është goditur fort nga pandemia. Çmimet e transportit kanë reflektuar goditje që sektori ka pasur. Kemi mbajtur qëndrim mbështetës gjatë pandemisë dhe në fund të vitit të kaluar. Është për tu vlerësuar dhe presim që çmimet të jenë kalimtare dhe jo të qëndrueshme”, tha ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT