“Qetësohu, të dolën rrylat”/ Veliaj nxjerr dokumentin ku del blof Basha: Pse nuk ftoni Lulin që vendoste pa këshill?

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët vazhdon debati mes Veliajt dhe Tabakut, ku kryebashkiaku publikon dokumentin që ish-kryebashkiaku Basha në 2013 ka nënshkruar një dokument ku thuhet: “Miratoj studimin e fizibilitet, thotë vendosa, vendosa vetë për koncesionin për menaxhimin e mbetjeve të qytetit. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet komisioni.”
Pjesë nga debati:
Veliaj: E para qetësohu se të dolën rrylat, po bën histori.
Tabaku: Pse gënjeve në këtë komision? Pse bërë dëshmi të rreme
Veliaj: Ju ftoni kryetarin aktual të Bashkisë, dhe nuk ftoni Bashën që në 2013, pa këshillin. Thotë: Miratoj studimin e fizibilitet, thotë vendosa, vendosa vetë për koncesionin për menaxhimin e mbetjeve të qytetit. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet komisioni. I thotë Basha këto, vendim pa Këshill.
Tabaku: Thuaji anëtarëve të komisionit ta thërrasin në komision. Z.Veliaj, pse gënjyet për përgjegjësinë tuaj në lidhje me koncesionarin e Tiranës?
Veliaj: Për çdo dëshmi do të mund në gjykatë. Të nxori Gjykata shpifëse për Sami Frashërin. Kontraktori i Sami Frashërit, është edhe kontraktori i vilës tënde.
Tabaku: Z.Veliaj unë çdo gjë e kam të deklaruar. Problemi është me ju. Ajo që po bëni ju është e pandershme Nuk kam nevojë t’i fsheh pasuritë siç e bën ti. Nuk kam pasur nevojë t’i fsheh të ardhurat e mia që para se të futesha në politikë. Problemin e ke ti.