Akuzat për udhëtimet? Gjiknuri bën gati padinë dhe irriton Tabakun: Me vëllanë tënd jam komshi, shok shkolle me Lul Bashën

Në komisionin hetimor për inceneratorët ka qenë i pranishëm sot ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. Që në fillim ai është përballur me akuzat e opozitës se ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe kjo është në konflikt interesi, ndërsa sot publikuan listën e udhëtimeve në sistemin TIMS.

Për këtë numri dy i PS-së, Damian Gjiknuri ka deklaruar se nuk ka udhëtuar asnjëherë me dy shtetasit në fjalë dhe këto janë shpifje të nxjerra nga ana e PD-së.

“Nga 15 udhëtime PD e ka reduktuar në 7. Nxora nga TIMS që nga momenti që kam qenë ministër deri në gusht 2019. Më rezultojnë 137 dalje e hyrje, 98% janë për punën time si ministër. Rezultojnë se nga pretendimet e Bardhit 4 apo 5 pretendime që përkojnë, por nuk e di a përkojnë me Mërtirin apo Zoton. Bëhet fjalë për transport publik, avioni e aeroporti Rinasi, Shqipëria ka vetëm një dalje, nga Stambolli ose Milano. E ça më rezulton se 21.3 2018, unë ndodhem në samitin e Sofjes me sekretarin e Transportit. Se kush është në avion unë nuk e di dhe se nuk mund të thoja më përpara më jepni listën e udhëtarëve”, tha Gjiknuri. Ndërsa u shpreh se vetëm një udhëtim ka qenë privat me bashkëshorten e fëmijët që përkon me datën e PD-së. Kjo përgjigjur e ka irrituar kryekomisioneren Tabaku e cila u shpreh se nuk i duhen detaje, veç një përgjigje po ose jo.

Pyetje se nëse ka qenë shok shkolle me Zoton, Gjiknuri e mohoi dhe i tha opozitës se shok shkolle në gjimnazin “Sami Frashërin” ka qenë edhe me kryedemokratin Lulzim Basha. Gjithashtu Gjiknuri i është drejtuar Tabakut se ka fqinj edhe vëllanë e saj, por nuk do të thotë se ka konflikt interesi. “Rrethanat në jetë më kanë sjellë të punoj me të në vitin 2001 dhe nuk e kam pasur shok shkolle Zoton. Kam pasur Lulzim Bashën shok shkolle”, tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri, në cilësinë  e ish-ministrit të Energjisë ka sqaruar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët rolin e kësaj ministrie në procedurën e koncesionit të inceneratorëve. Gjiknuri shprehet se Ministria e Energjisë hyri në proces për shkak se iniciativa kishte të bënte edhe me prodhimin e energjisë elektrike, dhe nisur nga kjo dhanë edhe dakordësinë parimisht.

“Ministria e Energjetikës ka hyrë në këtë proces për shkak të një situata incidentale si rezultat i një produkti që kishte kjo kontratë koncensionare, për shkak të rolit që ka ministria për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë. Ministria e Energjetikës hyri se për shkak të propozimit që kishte ardhur nga Ministria e Mjedisit me investitorët në fjalë që u bënë koncensionarë ishte parashikuar që një produkt derivat final është edhe rikuperimi dhe çlirimi i energjisë. Në momentin që ka vlerë ekonomike dhe do futet edhe prodhimi i energjisë, u pyet Ministria e Energjetikës. Ministria e Energjetikës ka dhënë këtë përgjigje: Shprehemi dakord duke sqaruar se përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejta e autoritetit kontraktor pas vlerësimit të përmbushjes së kushteve ligjore të kërkuara. Unë si ministri, kur mora dijeni që ka një iniciativë të tillë dhashë ok në parim se më pëlqente faktit që Shqipërisë do i shtohej dhe një burim i ri i prodhimit të Energjisë Elektrike”, tha Gjiknuri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT