Opinionistja mesazh Ramës: Koha të ikësh si fitues! Hiqi Metës dhe Berishës këtë alibi dhe jepi fund tranzicionit

Opinionistja nga SHBA, Mimoza Dervishi sugjeron se kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga politika në fund të mandatit të tij të tretë qeverisës.

Përmes një shkrimi me titull “Të ikësh si fitues”, Dervishi thotë se largimi i Ramës nga politika do t’i hiqte të vetmen alibi Sali Berishës dhe Ilir Metës, që i mban ende në skenën politike shqiptare, duke i dhënë kështu fundin 30 vjeçar të tranzicionit në Shqipëri.

Dervishi gjithashtu vëren konsumin, lodhjen dhe përsëritjen e vetvetes te Rama në mandatin e tij të tretë.

Ajo ngre këtë pyetje: “A do kemi fatin të shohim një ikje me dinjitet?” Dhe shpreson apo dëshiron që Rama të bëjë një ikje me dinjitet, sa kohë është i fortë. Ajo i bën thirrje ramës që ta mbyllë karrierën e vet me këtë mandat, të tretin, që gjithsesi ka qenë i tepërt: “Rama duhet t’a dijë, që ky mandat është jo vetëm i sforcuar, por edhe delikat në kufijtë e rrezikshmërisë. Sforcimi duket sheshit, si në politikat e brendshme, edhe ato të jashtme. Brenda vendit, Rama, është në kërkim të krizave të ngjashme me ato, që i dhanë një dorë në zgjedhjet e fundit, të atilla, që t’i japin një shtysë rutinllëkut dhe mërzisë, që shkakton qëndresa e gjatë në pushtet.”

***

“Ndaj i takon Edi Ramës, të bëjë shërbimin e fundit politik dhe patriotik në këtë histori tranzicioni. Duke hequr veten nga ekuacioni politik, duke deklaruar se ky është mandati i tij i fundit, ai jo vetëm i hap rrugën asaj që nisi Basha me pahir, një konfigurimi të ri të klasës politike shqiptare, por i heq nga dora Metës dhe Berishës të vetmen alibi, që po i mban ende rrotull: se Basha është i shitur tek Rama. Hapja a zgjedhjeve në Partinë Socialiste për kryetarin e ri, të paktën dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme, do të ishte hapi i duhur për ti cliruar të gjithë, opozitën, shoqërinë civile, ndërkombëtarët, dhe sidomos vetë socialistët. Secili për hallet e veta, që të gjitha, halle legjitime. Kjo do t’i jepte kohë kryetarit të ri të bënte fushatën e tij, me ekipin e tij. Sot, Basha ka më shumë gjasa të fitojë kundër një qeverie 12 vjecare, sesa një të reje. Por, në këtë moment, humbjet dhe fitoret individuale, nuk janë të rëndësishme. Fillimi i një cikli të ri politik, pa liderët e tranzicionit, është i domosdoshëm dhe shkon përtej Ramës dhe Bashës,” shprehet Dervishi në shkrimin e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT