“Goditeni më fort, goditeni tani”, Ukraina thirrje Perëndimit për më shumë sanksione për Rusinë: Kjo mund ta ndalojë Putin nga agresioni i mëtejshëm

Rusia dhe Ukraina janë shumë pranë luftës dhe duket se zgjidhja diplomatike e ka humbur rrugën.

E teksa jemi pranë lufte ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje Perëndimit që të vendosë më shumë sanksione për Rusinë.

Ai shkruan në një postim në twitter se sanksionet mund ta ndalojnë Vladimir Putin që të sulmojnë Ukrainën.

“Për të ndaluar Putinin nga agresioni i mëtejshëm, ne u bëjmë thirrje partnerëve që të vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë tani. Dje u hodhën hapat e parë vendimtarë dhe ne i jemi mirënjohës. Tani presioni duhet të rritet për të ndaluar Putinin. Goditi ekonominë e tij. Goditni më shumë. Goditi fort. Goditi tani”shkuan ai në postimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT