“Çfarë duhet të presim nëse mbështeteni nga një ‘non-grata’?”/ Meta komenton deklaratën e Yuri Kim: I takon qytetarëve të vendosin

Presdienti Ilir Meta ka komentuar deklatatën e dy ditëve më parë të ambasadores amerikane Yuri Kim, që ju drejtohej kryesisht kadidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Nga Durrësi, Meta tha se  qytetarët në 6 bashkitë e vendit  do të zgjedhin me vullnetin e lire kandidatët më me integritet që garantojnë përkushtim ndaj komunitetit.

“Unë jam i bindur që qytetarët e Durrësit, por edhe të 5 bashkive të tjera do të zgjedhin me vullnetin e lire kandidatët më me integritet,  që garantojnë përkushtim ndaj komunitetit dhe një përfshirje sa më të gjerë  të tij për të përmirësuar  qeverisjen vendore. U takon vetëm qytetarëve të vendosin për të ardhmen e tyre dhe ajo që ne të gjithë duhet të kërkojmë është një proces sa më demokratik, ballafaqim idesh dhe programesh dhe në fund të fitojë vullneti i qytetarëve dhe të fitojnë kandidatët më me integritet”, tha Meta.

Përmes një statusi në rrjete sociale, ambasadorja amerikane iu drejtua me një pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruante ambasadorja e SHBA, pak ditë më parë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT