Rama i përmendi emrin në vend të Tabakut/ Topalli: Zoti dëshmitar po të isha unë në opozitë jo L.B, s’do kishte histori me inceneratorët

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar në rrjetet sociale pasi kryeministri Edi Rama i përmendi emrin në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po jep dëshminë e tij.

“Zoti dëshmitar, Po të ishte zonja Topalli s’ do të kishte pasur as histori me inceneratorë! Do kishte patur opozitë reale e jo LB!”, shkroi Topalli në Facebook.

Gjatë dëshmisë së tij në Komision, Rama iu drejtua Jorida Tabakut si Zonja Topalli. “Kështu që zonja Topalli… zonja Tabaku më fal, ndjesë”, tha ai./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT