“Ky Becchetti u dënua me 17 vite burg”, Rama merr lajmin në Komision: Sapo më erdhi, shpresoj mos jetë “Fake News”

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian kontrovers Francesco Becchettin, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Në lidhje më këtë vendim të marrë, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, I cili ka ndërprerë pyetjen e kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabakun, duke ndarë me deputetët dhe të pranishmit këtë lajm.
“Më fal që po ju ndërpres por sapo më erdhi një lajm. Meqënëse ju e dhatë një lajm të fundit po e jap edhe unë. Që ky Becheti është dënuar me 17 vite burg. Shpresoj mos jetë Fake Neës si këto tuajat”, tha Rama.