Tabaku lë nam në Komision, bën bilancet e fitimit të inceneratorit deri në vitin 2047

Jorida Tabaku kërkoi ta mbyllë në mënyrën më qesharake dhe Komisionin e fundit të Hetimit të Inceneratorëve.

Teksa të ftuar në cilësinë e dëshmitarit të fundit kishte kryeministrin Edi Rama, nuk munguan as sot blofet e saj.

Lulzim Basha, gafat në shifra si duket ia ka injektuar edhe vartësve të tij. Pasi sot Jorida Tabaku na bëri llogaritë e fitimeve nga inceneratorët deri në vitin 2047.

Ajo nxori në total vlerën prej 430 mln euro të kontratave për inceneratorët. Rama kundërshtoi duke thënë se një vlerë  e tillë është për pastrimin deri në 2047, teksa akuzoi Tabakun se po gënjen kur u thotë shqiptarëve se ato para janë vjedhur.

“24.7 mln euro kontrata për impiantin e Elbasanit, po flas me TVSH. 360 milion euro kontrata e Tiranës për 30 vite. Në total janë 433 mln euro. Nuk e kuptoj lumturinë që ke angazhuar 430 mln euro,” tha Tabaku.

Rama: Dmth paratë që do angazhohen për të pastruar për shërbimin deri në 2027 i thoni shqiptarëve që janë vjedhur?! A e ke seriozisht?!

Tabaku: Kjo shtuar të drejtën për të shitur energjinë me vlerë 130 mln euro, të drejtën për të shitur skrapin 70 mln euro, të drejtën ekskluzive me kontrata të tjera 10 mln euro Durrësi, e bëjnë shumë më shumë, por unë ju referova vetëm vlerës së kontratave. Shqetësimi është që në zbatimin e kësaj kontrate deri më sot, këto kompani paguajnë veten, bëjnë projekte me gjysmën e vlerës reale, paguajnë sheqerin dhe orizin

Rama: O zonjë e kupton ça po thua?!

Tabaku: Janë para që do dalin nga buxheti i shtetit

Rama: Paratë që janë paguar për të pastruar Tiranën deri në 2047 po i thua shqiptarëve që janë vjedhur

Tabaku: Nuk besoj se ndokush mund të qeshë…

Rama: Po qesh çdo shqiptar kur sheh këtë që po ndodh

Rama: Ky është niveli më i lartë i paturpësisë së politikës shqiptare. Kur ia bëni këtë një popull të tërë. 430 milionë euro? Kjo është poshtërsi në raport me popullin shqiptar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT