“Deklarata e Lavrov për mercenarët shqiptarë, fantazi”/ Shkurov: Po përgatitemi për…

I ftuar në emisionin “Zona Zero” të gazetarit Thimi Samarxhiu në Top News ka qenë ditën e sotme ambasadori i Ukrainës në vend Volodymyr Shkurov.

Ambasadoru Shkurov ka mohuar se në Ukrainë ka shqiptarë mercenar që janë gati për të luftuar kundër Rusisë. Në këtë mënyrë ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit të jashtëm rus Lavrov.

“Informacione të tilla nga Lavrov nuk janë të bazuara në realitet. Populli shqiptar ka përvojën e tyre dhe kuptimin e dhimbjes së të tjerëve por deklarata e ministrit rus është fantazi. Për të folur për mercenarët nuk është e vërtetë.”- tha Shkurov.

Ndër të tjera ambasadori ukrainas ka ndarë gjithashtu me teleshikuesit edhe përjetimet që ka tashmë populli ukrainas për këtë situatë.

“Ka patur një llojë paniku. Nuk e ndjejmë më, jemi duke mbedhur mendjen dhe duke u përqëndruar për të përballur rrezikun që mund të na vijë.”- përfundoi ambasadori Shkurov./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT