“Vetëm 3 metër pas jush…”, Këlliçi i nxjerr videon Ramës, kryeministri: Kam modifikuar shprehjen, nuk ka bijë të atillë që të më diksutojnë duart mua

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka nxjerrë në Komisionin Hetimor një video të vitit 2017, ku në një ceremoni në Elbasan, kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar nga Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri.

Këlliçi u shpreh se Rama ka thënë gjithmonë se ëhstë duarjashtë nga çështja e inceneratorëve, por e menjëherë ka qenë përgjigja e kryeministrit. Rama u shpreh se ka takuar shumë biznesmenë, ndërsa shtoi se ka modifikuar edhe një shprehje të vjetër të tij. Sipas Ramës, nuk ka asnjë bijë të atillë që ti diksutojë duart.

Këlliçi: Ju më thatë që nuk keni njohje me Zoton, Mërtirin dhe Gugallën. Kam një video të 18 prillit 2017, ku jeni në një ceremoni në inceneratorin e Elbasanit. Ja ku jeni ju. Është Klodian Zoto…Ju thoni që këta nuk i njihni, por këta persona ju kanë shoqëruar gjatë ceremonisë kur ju keni marrë pjesë. Kemi pamje të tjera që juve ju shoqërojnë gjatë gjithë turit se është normale. Si e shpjegoni këtë?

Rama: Nëse ti njeh të gjithë njerëzit që ke pasur 3 metra mbrapa, unë nuk e kam këtë kapacitet

Këlliçi: Por ke shkuar te biznesi i tyre

Rama: Unë kam shkuar në shumë biznese dhe ka njerëz që kam folur, dhe ka njerëz që rrinin 3 metër mbrapa. Është njësoj si të them unë ja ku është një fotografi e djalit të liderit historik me një grup trafikantësh të sapoarretsuar për një kokainë…edhe të ngrija në këtë fotografi një narrativë ku këtu jemi duke ngrënë e duke pirë. Nuk i njoh ata persona. Unë 3 metra mbrapa meje, nuk njoh disa ngta këta këtu sot. Ku do të dalësh?

Këlliçi: Dua të dal te marrëdhënia juaj me këta individë

Rama: Nuk ka rëndësi fare se kush është ai që ulet me mua për punë të caktuara. Vendimarrjet e mia bazohen te kush jam unë, jo kush është afër meje. Unë kur vendos, kam parasysh vetëm një gjë, emri. Prandaj jam shumë i prerë unë. Nuk lëshoj njeri unë. Në momentin që më lëshon mua dikush që bën veprime nga mbrapa, s’kam asnjë punë unë.

Këlliçi: Si ka mundësi që një kompanie që ju nuk e njihni, se deri tani thoni që jeni duarjashtë kësaj çështje…

Rama: Problemi është ku janë këto 430 milionë. Për të gjithë këtë unë, unë jam bashkë me një skuadër të tërë. I kam brenda unë duart, por për të pastruar plehrat, jo për të vjedhur buxhetin e shtetit. Mos të kthehem te ajo shprehja e vjetër, se e kam modifikuar. Bijë të atillë që të më diskutojë mua duart, nuk ka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT