“Mes meje dhe foltores mos ndërhy!”/ Tabaku i kërkon të ulë zërin, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!

Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet e zërit teksa i jepte përgjigje pyetjeve të deputetit Belind Këlliçi, ndërkohë që kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku i ka kërkuar atij që të ulë volumin e zërit.

Tabaku: Zoti dëshmitar komiteti i MSA-së nga parlamenti europian është në sallën ngjitur dhe kërkoj që të ulim pak zërin

Rama: Amerikanët janë?
Tabaku:
 Ulim pak zërin, se në zyrën ngjitur.

Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën. Zonja kryetare, mes meje dhe foltores mos ndërhy!

Tabaku: Jam e sigurt se koordinoheni vetë!

Tabaku: Amerikanët besoj se i dini vetë ju ku janë

Rama: Se ju flisni në emër të amerikanëve këto kohë. Ata europianët andej të jenë me shëndet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT