SHBA paralajmëron Ukrainën: Rusia sulmon brenda 48 orëve! Ushtria gati në 100% të kapacitetit

Më shumë informacione dalin mbi raportimet e mëparshme në lidhje me paralajmërimin e inteligjencës amerikane ndaj Ukrainës për një sulm të afërt: Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka thënë se Rusia ka zhvendosur gati 100% të trupave të saj në pozicionin e nevojshëm për një pushtim.
Zyrtari nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse trupa shtesë ishin zhvendosur në zonën e Donbas.
Alarmi vjen në një kohë kur, sipas Pentagonit, forcat ruse në kufi me Ukrainën janë “pranë arritjes së 100% të kapacitetit”. Departamenti i Mbrojtjes gjithashtu tha se Putin do të jepte shumë shpejt urdhrin për sulm. “Vetëm në Detin e Zi janë rreth 12 anije luftarake ruse. Shumica janë gati për luftë”, tha një zyrtar i Pentagonit.
Një zyrtar i lartë ukrainas tha se alarmi i ngritur nga SHBA nuk është verifikuar dhe vuri në dukje se paralajmërimet e mëparshme amerikane nuk janë kthyer në realitet. Megjithatë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Zelensky kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, vendim që pritet të miratohet nga Parlamenti.
Video të ndryshme në rrjetet sociale tregojnë se trupat dhe armatimet e rënda ruse janë më pak se 30 kilometra larg kufirit. Ukraina pretendon se Rusia kryet dhjetëra shkelje të armëpushimit dhe Marrëveshjes së Minskut dhe ka brenda territorit të saj mbi 10 mijë ushtarë, por asnjë nga shtetet perëndimore nuk ka verifikuar futjen e trupave ruse në të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.