Pas 10 orë dëshmie/ Rama padi ndaj Tabakut: Prita të mbarojë Big Brother për të reaguar

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbylljes së seancës 10 orëshe në komisionin hetimor parlamentar. Ai ka paralajmëëruar një padi ndaj kryekomisioneres Jorida Tabakut.

“Pasi të mbarojë kjo do takohemi me zonjën Tabaku në gjykatë. Është shumë e rëndë. Nuk ndodh në asnjë vend sado e tensionuar të jetë lufta politike që një politikane të angazhohet për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Kur të mbarojë hetimi i SPAK do shkojmë në gjykatë. Si qenka kjo muaj të tërë “u vodhën 430 mln euro. Prita të mbarojë Big Brother”, tha Rama.

“Ishte një maratonë që vlejti. U dëgjuan të gjithë, u dëgjuan të gjithë ato që kishin për të dëgjuar. Kush ka sy le të shoh, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush do le të kuptojë, kush nuk do, nuk do. Ndaj besoj se…”, tha ai.

Deklarata

Pasi të mbarojë kjo do takohemi me zonjën Tabaku në gjykatë. Është shumë e rëndë. Nuk ndodh në asnjë vend sado e tensionuar të jetë lufta politike që një politikane të angazhohet për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Kur të mbarojë hetimi i SPAK do shkojmë në gjykatë. Si qenka kjo muaj të tërë “u vodhën 430 mln euro”. Prita të mbarojë Big Brother.

Pjesa tjetër besoj se ishte një maratonë që vlejti. U dëgjuam të gjithë dhe të gjitha ata që kishin për t’u thënë. Kush ka sy të shohë e kush ka veshë të dëgjojë. 430 mln euroshi nuk ekziston. Bëhet fjalë që është deri në vitin 2047 për të vazhduar të paguhet mbledhja, përpunimi dhe transformimin në energji. Nuk është se është sot në arkën e shtetit apo ka dalë nga arka e shteti. Iu dha mundësia ta thonë. Dhe në fund u pranua nga Tabaku që ju nuk mund të koncesiononi të ardhmen. Është e gjitha një farsë e orkestruar. Ashtu sikundër e thashë sa i takon hetimeve nga SPAK ajo është linjë tjetër komplet që ka të bëjë me përgjegjësi individuale të kujtdo që pas shpinës së qeverisë ka hyrë në një marrëdhënie korruptive. Unë jam shumë krenar që sot jemi në një fazë që nuk ishte imagjinuar deri para pak vitesh që do kishim një hetim të pavarur dhe këtë shkëmbim. Janë shenjat e para të një transformimi që do kërkojë kohë. Ky vend nuk ka pasur kurrë drejtësi. Nuk ka pasur kurrë një destinacion që në gjykata të jepet drejtësi.

A do kërkosh asistencë me ish-ministrin Koka?

Rama: Më gjithë respektin, për këto pyetje bëni mirë që të mendohuni dy herë dhe mos imitoni shembujt më të këqij që i kishit sot para syve. Mua më citoni drejt dhe ironitë dhe këto mbeturinat e zhargonit politik mos i sillni këtu.

Si ndiheni që ktheheni për të dëshmuar pas 21 vitesh?

Rama: Është fatkeqësi që na kaq shumë vite këta janë po ata.

Do ngrini padi për akuzat e Luciano Bocit?

Rama: Do presim dhe çështjen e grupit të strukturuar do ta trajtojmë në gjykatë dhe për fat të keq e kemi bërë gjykatën vend ku takohemi me zonjën Tabaku. Do më duhet ta bëj prapë dhe më vjen keq. Kur të mbarojë hetimi i SPAK-ut do shkojmë në gjykatë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT