Tadiç: Status special për veriun e manastiret serbe në Kosovë

Beogradi vazhdon idenë e një statusi special për Veriun. Kandidati për President të Serbisë, Boris Tadic përveç Veriut ka thënë se status të tillë duhet të kenë edhe kishat dhe manastiret serbe si dhe garanci për serbët që jetojnë në pjesën jugore.

Tadic ka thënë se situata e konfliktit të ngrirë me Kosovën nuk mund të vazhdojë. Para pak ditësh një propozim i tillë ishte shpalosur nga negociatori serb, Borko Stefanovic i cili kishte përmendur edhe shembuj të tjerë siç është Tiroli Jugor dhe modeli i dy Gjermanive.

Kandidati për President të Serbisë ka thënë se me këtë plan synon të zgjidhë konfliktin e ngrirë, siç ka thënë ai, në Kosovë dhe Metohi. “Me këtë marrëdhënie të konceptuar në këtë mënyrë nuk mund të shkojmë më tutje dhe për këtë kam propozuar planin katër pikësh që nuk nënkupton as ndarje, e as njohje”, ka thënë Tadiç.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT