Sulm me raketa në Ukrainë/ “Rusia nis pushtimin në shkallë të plotë”

Zyrtari të qeverisë ukrainase thonë se këtë mëngjes ka pasur sulme me raketa në Kiev, si dhe lëvizje të trupave në Odessa në jug të vendit.
Ministrinë e Brendshme e Ukrainës, ka njoftuar se disa nga raketat kanë sulmuar qendrat e komandës ushtarake të raketave të Ukrainës dhe selinë ushtarake në Kiev.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, përmes rrjeteve sociale ai thotë se Vladimir Putin, ka nisur ‘pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë’.
Sakaq, ai thekson se do të mbrojnë veten ndërsa shton se bota mund, dhe duhet ta ndalë Putinin që të sulmojë.
Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar të ketë sulmuar qytetet ukrainase – duke thënë se po synon infrastrukturën ushtarake, mbrojtjen ajrore dhe forcat ajrore me “armë të precizionit të lartë”.
Ndërkohë banorët janë duke u larguar nga qyteti.