Berisha dënon sulmin e Rusisë: Vladimir Putin nisi de fakto Luftën e Tretë Botërore!

“Rusia do të humbasë këtë luftë dhe fundi i saj do të jetë më tragjiku që ka patur ajo në tër historinë. Një fund i merituar.” Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi, teksa komentoi sulmet me raketa dhe avionë bombardues që nisën mëngjesin e sotëm në Ukrainë.

Sipas Berishës, Rusia dhe Putin kanë nisur zyrtarisht Luftën e Tretë Botërore.

“Vladimir Putin dhe Rusia nisën de fakto Luftën e Tretë Botërore. Paqja e vendosur në kontinentin tonë mori fund me këtë agresion. Shtojmë këtu se Rusia de fakto është vendi që filloi Luftën e Parë Botërore. Ajo nisi e para mobilizimin e përgjithshëm për të sulmuar Gjermaninë.

Rusia e vetme absolutisht pa asnjë motiv, përveç ambicien imperiale të carit të saj, sot sulmon një vend të lirë dhe të pavarur, Ukrainën. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, në luftën e parë ishte viktimë.

Rusia do të humbasë këtë luftë dhe fundi i saj do të jetë më tragjiku që ka patur ajo në tër historinë. Një fund i merituar. Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, do përmbush çdo detyrim që rrjedh nga kjo aleancë. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të shprehim solidaritetin me kombin ukrainas dhe të dënojmë me forcën më të madhe agresionin rus”, tha ish-kryeministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT