Ukraina ngre ALARMIN/ Pas sulmeve civile, ushtria ruse sulmon dhe institucionet shtetërore

Ukraina ka ngritur alarmin, teksa pas sulmeve civile, ushtria ruse ka nisur edhe sulmi ndaj institucioneve. BBC raporton se Rusia ka sulmuar edhe inteligjencës ukrainase. Tymi i zi është parë që ngrihet mbi selinë e këtij institucioni që ndodhet në qendër të Kievit.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e “një operacioni special ushtarak” në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës, duke pretenduar se “synon të mbrojë civilët”.
Në një fjalim televiziv herët në mëngjes me orën e Moskës, Putin tha se ky “veprimi vjen si përgjigje ndaj kërcënimeve që vijnë nga Ukraina”.
Ai tha se Rusia nuk ka qëllim të pushtojë Ukrainën, dhe se përgjegjësia, nëse do të ketë gjakderdhje, i takon “regjimit ukrainas”, sipas tij. Presidenti rus paralajmëroi vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të shkaktonte “pasoja që ata nuk i kanë parë kurrë”.
Presidenti amerikan Joe Biden reagoi menjëherë duke thënë se “vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe vendimtare. Bota do të kërkojë llogari nga Rusia”, shtoi presidenti Biden.