Fjalimi drithërues i Vladimir Putin/ Si shpalli pushtimin e Ukrainës (VIDEO)

Pushtimi i Ukrainës tashmë ka nisur. Agjencia ruse e lajmeve ‘Interfax’ raportoi se forcat ruse kanë mbërritur dhe tani po veprojnë në Mariupol dhe Odessa.
Më herët gjatë ditës, Vladimir Putin njoftoi fillimin e një operacioni ushtarak në Ukrainë duke iu bërë thirrje ushtarëve ukrainas të shkojnë në shtëpi për të shmangur gjakderdhjen.
Duke iu referuar Perëndimit, ai paralajmëroi se do të kishte një përgjigje të menjëhershme nëse ndërhynte. Ai iu referua “kërcënimeve të paraqitura nga Ukraina” dhe tha se qeveria ruse nuk mund t’i toleronte më ato. Ai siguroi se qëllimi nuk është pushtimi i territorit ukrainas, por mbrojtja e popullit të Ukrainës lindore.
“Për këdo që do të konsideronte të ndërhynte nga jashtë nëse e bëni, do të përballeni me pasoja më të mëdha se çfarëdo që keni hasur në histori,” tha ai në një transmetim televiziv.
Путин: "Согласно договору с ДНР и ЛНР в Донбассе начинается специальная военная операция".
Прямую трансляцию обращения показали в эфире телеканалов "Россия 1", "Россия 24" и на платформе "Смотрим": https://t.co/INaHThPy7U pic.twitter.com/wTYHzkiwIw
— ВЕСТИ (@vesti_news) February 24, 2022