Lukashenko: Do flas me Putin që të kontrollojmë situatën deri në Berlin

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko thotë se pret të diskutojë me homologun e tij rus Vladimir Putin në ditët në vijim për vendosjen e mundshme të sistemeve mbrojtëse “Iskander” dhe S-400 në Bjellorusi.
“Do flas me Putin se si të forcohemi këtu në drejtimin perëndimor,” i tha Lukashenko agjencisë shtetërore të lajmeve Belta të enjten.
“Sot u konsultuam me ushtrinë dhe shohim se do të ishte e dëshirueshme që të vendoseshin Iskanders [sistemet raketore] atje dhe të vendoseshin një ose dy batalione me S-400 diku, në mënyrë që të mund të monitorojmë situatën deri në Berlin.” tha Lukashenko.
“Tani pengesa më e fuqishme do të ishte pajisjet: Iskanderët dhe S-400 Triumphs. Mund t’ia dalim pa to, por do të ishte mirë”, shtoi Lukashenko.