Pronari i Chelsea në telashe për shkak të Putin, pas hyrjes në Britani i ndalohet dhe zotërimi i klubit

Pronari i Chelsea-s, Roman Abramovich, po përballet me telashe të mëdha pasi Putin vendosi të sulmonte Ukrainën në shkallë të gjerë.

Ai njihet si mik i afërt dhe mbështetës i fotrtë i presidentit rus, dhe qeveria britanike ka vendosur të ndalojë hyrjen dhe qëndrimine tij në Britani.

Kjo ka vënë në dilemë dhe pronësinë e tij mbi klubin londinez, teksa prej disa muajsh ai nuk është parë në shtëpinë e tij pranë “Stendford Bridge”.

Deputeti laburist, Chris Bryant ka zbuluar përmbajtjen e një memorandumi sigurie për miliarderin rus në foltoren e Dhomës së Komunave sot.

Ai tha se agjencitë kufitar të Mbretërisë së Bashkuar janë ngarkuar të ndalojnë Abramovich që të vendoset në Britani, duke shtuar se klubi i Chelsea-s do hiqet nga pronësia e tij.

Ndër të tjera, Bryant tha se Abramovich është i përfshirë dhe në disa afera korruptive, duke i shërbyer dhe Rusisë nëpërmjet njohjeve që ka në Britani.

Abramovich ka qenë gjithmonë mbështetës dhe mik i afërt i Putin, teksa për tu vendosur në Angli ai ka marrë shtetësinë izraelite në 2018, që i lejon qëndrimin për 8 vjet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT